Mexhiti dhe vredistët si “Liza në botën e çudirave”!

117
fresco

Këto ditë qeveritarët vredistë po përjetojnë një jetë fiktive me rrëfenjat e tyre për të ardhmen e shqiptarëve si në botën e çudirave.
Por, lidhur me këto ëndrra të vredistëve ka reaguar Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev, i cili i ka prishur vredistëve “ëndrrën e bukur të ndryshimit” menjëherë pas dekleratave të Mexhitit, kur tha se brenda këtij viti do të punësohen dy-tre mijë shqiptarë në administratën publike.
Minçev i bërë thirrje zv. kryeministrit Izet Mexhiti që të mos sillet si “Liza në botën e çudirave” duke premtuar diçka që nuk është reale, dhe as e mundur pa shkeljen e procedurave ligjore dhe principeve për udhëheqje të mirë, se këtë vit do të punësohen mijëra shqiptarë në shtet dhe administratën publike, njoftojnë media në gjuhën shqipe.

Sipas Minçevit, deklarata e Mexhitit është një shembull klasik i populizmit parazgjedhor, pa asnjë bazë ligjore apo institucionale.

Rrëfenja e VREDI-t për ndryshimin sa vjen e më shumë po bëhet e pabesueshme si një sajesë për përfitime politike, premtime boshe që bien njëra pas tjetrës qoftë për ndryshimet kushtetuese apo me heqjen e 20% nga kushtetuta.

Tashmë është bërë si e zakonshme që sa herë vredistët japin premtime për nisma të ndryshyme dhe për punësime të shqiptarëve, del një ministër maqedon apo vetë premieri Micko dhe i hedh posht ato premtime dhe nisma si të pavërteta që nuk janë diskutuar fare brenda qeverisë. Kjo duket se është bota e çudirave e klanit VREDI, ku gangot e tyre po kapërdisen si kaposhët fitimtarë mbi plehun e oborrit qeveritar.

Fashata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të vjeshtës duket se ka filluar shumë herët, ku me ç’rast vredistët janë ngritur në këmbë i madh e i vogël duke hedhur në tregun mediatik broçkulla pambarim, për t’u zotuar dhe premtuar ligje për përfaqësim adekuat apo ndryshim të himnit dhe të stemës së “državës”, punësime mbi baza etnike në administratën publike dhe në institucionet e shtetit për shqiptarët dhe gjepura të tjera pambarim, duke ia hedhur opinionit shqiptar këto arna të vjetëruara si ndryshime që do të ndodhin me ta.

midle

Beteja në zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe makutëria për të kapur një komunë më shumë se opozita me ndihmën e komitëve kanë kapërcyer kufijt e interesave kombëtare nga ana e VREDI-t, të cilët kanë thënë se nëse në rundin e dytë nuk mund të kalojnë, ata do të votojnë për aleatët e tyre që do të thotë se do të votojnë për kandidatin komit.
P.sh.; nëse në Kërçovë nuk kalon kandidati i VREDI-t në rundin e parë, atëherë ata do të votojnë për kandidatin e VMRO-së!

Kjo është logjika e pjerdhur e vredistëve të cilët pasi u “përçitën” me muaj të tërë në bordelon e pallatit të bardhë me komitët e VMRO-së në qeverinë e koalicionit, sot ata janë gati ta sakrifikojnë dhe ta humbasin një komunë me shumicë shqiptare për hir të jaranisë me komitët dhe për inat të DUI-t.

Ja këto janë sakrificat e VREDI-t me “trimat e kurbatit” të Çairit, që në emër të ndryshimit duan t’i “dorëzojnë pa luftë” komitëve komunat me shumicë shqiptare dhe jo vetëm, pavarsisht reklamimit dhe makijazhit të pështirosur tashmë si dalëzotës të çeshtjes shqiptare.

Le t’i lëmë vredistët në botën e tyre dhe të kthehemi me këmbë në tokë, duke mos i besuar më asnjë subjekti politik që kërkon të bëj pazare me votat shqiptare me komitët apo titistët e rinj, të cilët duan t’i “dhuruojnë” atyre komuna me shumicë shqiptare për interesa të ngushta klanore.

Medai Shaholli

Comments