Mexhiti: Dorëheqja e Ilire Dautit është tentim për t’u shpallur hero brenda një nate
Dorëheqja e Ilire Dautit është tentim për t’u shpallur hero brenda një nate thotë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti. Sipas tij, dorëheqja e saj nuk do të ketë ndikim në komision sepse përsëri do t’i takojë Frontit Evropian. Atmosfera e sotme sipas tij, ishte për të fituar pikë politike.
“Mendoj që tashmë dorëheqja është një dramë artificiale për t’u krijuar hero brenda natës. E dyta, edhe sikur të tërhiqet, ai vend i takon Frontit Evropian. Nuk do të jetë Ilirja, por në rastin më të keq do të jetë Iliri, do të jetë Musa, cilido që ta vlerësojnë ato, kështu që kanë mjaft hapësirë për ta vazhduar bashkërisht idenë që mos të vjen në rend dite ligji për branitellat”, deklaroi Izet Mexhiti – Zv.kryeministër. /Alsat.mk