Mickoski jep dy lajme: LSDM pa pushtet, BDI në opozitë

235

Gjatë një takimi partiak në qytetin e Ohrit, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka njoftuar, sipas tij, dy sihariqe për qytetarët e Maqedonisë, përcjell Klan Macedonia.

“Ju jap dy lajme të rëndësishme pas takimit të liderëve. E para është se LSD është pa pushtet. Kovaçevski së shpejti do të largohet nga karrigia e kryeministrit. Ai deri sot ka pritur të mbledhë disa organe dhe trupa partiakë për të shqyrtuar idetë e takimit të liderëve të cilat veçmë i kishte refuzuar një herë. Por populli thotë më mirë të kujtohet ndonjëherë, se sa asnjëherë. Lajmi i dytë është se BDI është rrëzuar nga froni dhe është çështje momenti që një orë e më parë, pas 20 vitesh pushtet, 20 vitesh abuzime dhe krime të shkojnë në opozitë”, deklaroi Hristijan Mickoski./KlanMacedonia

Comments