Mickoski: Nuk e kam parë letrën e Ahmetit, do t’i qasem si çdo letre të çdo qytetari

63

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit, por thekson se duhet t’i kushtojë vëmendje çdo letre të çdo qytetari.

Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha sot se me kujdes të madh i qaset çdo komunikimi me qytetarët.

“Jo, nuk e kam parë. Ndryshe, unë çdo ditë marr shumë letra dhe i lexoj, marr shumë porosi dhe me kujdes të madh i qasem çdo komunikimi me qytetarët. Z.Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi të përgjegjshëm”, tha Mickoski.

Comments