Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e bankave: Pres që shumë shpejtë ekonomia t’i marrë paratë

71

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pas takimit me përfaqësuesit e bankave foli për kredinë prej 500 milionë euro të marrë nga Hungaria. Mickoski pret që shumë shpejtë ekonomia t’i marrë paratë.

“Sot patëm takim me përfaqësuesit e bankave të Maqedonisë së Veriut për kredinë. Unë do ta ndaja në tre pjesë, dmth në pjesë e kohëzgjatjes, pjesa e dytë është dëshira për të marrë pjesë dhe pjesa e tretë lidhur me normën e interesit. Ata duan të marrin pjesë në proces. Për sa i përket pjesës së kohëzgjatjes, morëm një qëndrim të përbashkët, një periudhë mospagimi 3 vjet dhe periudha e shlyerjes deri në 15-vjet. Pjesa e interesit do të negociohet javën e ardhshme dhe në gjysmën e dytë do të kemi një qëndrim dhe me këtë do ta përfundonim këtë dhe ato mjete do të kalojnë në ekonomi”, tha Mickoski.

Comments