Mickoski uron “faljen” ortodokse, teksa harroi të urojë Ramazanin!

78
fresco

Besimtarët ortodoks shënojnë “Faljen”, ditën në vigjilje të nisjes së agjërimit të Pashkëve.

Kjo festë simbolizon faljen midis njerëzve, që t`i lënë mëkatet me privimin nga ushqimi i yndyrshëm, kurse përmes agjërimit të përmbahen edhe nga mëkatet. Këtë festë besimtarëve ortodoks ua ka uruar edhe Kryeministri Mickoski, I cili përmes një postimi në Facebook thotë se kjo ditë na rikujton rëndësinë e faljes, qetësisë shpirtërore dhe afërsisë njerëzore. “Le të jetë kjo ditë nxitje që të afrohemi me njëri-tjetrin, t`i tejkalojmë mosmarrëveshjet dhe ta përforcojmë besimin në unitet.

Vetëm me respekt të ndërsjellë dhe me sinqeritet mund të krijojmë shoqëri më të fuqishme dhe më të drejtë” – thuhet në urimin e Kryeministrit Mickoski. Por, në postimin në Facebook, Mickoski shkruan se “duke shpejtuar gjatë përditshmërisë shpeshherë harrojmë se fuqia e vërtetë qëndron në aftësinë për të treguar mirëkuptim për veprimet e tjerëve dhe të vazhdojmë përpara me zemër të pastër”. E kuptojmë se Kryeministri ka një agjendë të ngjeshur.

midle

Gjithashtu e kuptojmë se gjatë nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit ishte në Turqi, por fakt është se besimtarët mysliman u privuan nga urimi i Kryeministrit të tyre për këtë muaj të bekuar e të dalluar.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për standarde të dyfishta, por të urosh publikisht “Proçkën” ortodokse e nga ana tjetër të njëjtën gjë të mos e bësh për Muajin e Shenjtë të Ramazanit kundrejt një popullate të tërë myslimane që jeton në Maqedoninë e Veriut, më pak që mund të thuhet, paraqet mospërfilje ndaj kësaj popullate, që fatmirësisht në festat fetare ka ditur të bashkohet e të dëshmojë vlera tolerance e mirëkuptimi pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare. Le ta përmbyllim këtë tekst me shkrimin në fund të postimit në Facebook të Kryeministrit Mickoski në urimin drejtuar besimtarëve ortokoks.

“Këto gjeste të thella nuk janë vetëm zakone, por një mesazh i fuqishëm se askush nuk është i pagabueshëm dhe se secili ka mundësi të tregojë mirësi në vend të zemërimit” – shkruan Kryeministri. Po, askush nuk është I pagabueshëm. Madje as edhe Kryeministri! Fitër Bajrami është shumë afër mbase në këtë festë fetare do të reflektojë! /tvklan.mk/

Comments