Micotakis: Shkupi të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit

145

Më pyetni se ç’po ndodhë, ju them nuk mund të vazhdoni kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në sitiatë mjaft të pakëndshme, kur do të takoemi në Samitin e NATO-s, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për radion “Real fm” për qëndrimin e mandatarit për formim të Qeverisë, Hristian Micotakiss rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë.

Micotakis sqaroi se Marrëveshja e Prespës siguroi një emër për përdorim të përgjithshëm, dhe jo formulë e dyfishtë dhe edhe njëherë e përsësriti qëndrimin se kontestimi mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe me BE-në, por edhe se çështjen do ta inicojë në Samitin e NATO-s në gjysmën e parë të korrikut.

“Gjithsesi se do ta inicoj dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë tentim. Shkupi të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për një çështje të tillë, sepse nëse vendi do të synonte drejt emrit të dyfishtë, çështja do të ishte e mbyllur para hsumë viteve. Shkupi hyri në NATO mu përmes Marrëveshjes, e cila i ka problemet e veta, megjithatë siguroi një emër për të gjithë dhe nëse kjo kontestohet, atëherë të dijë Maqedonia e Veriut se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e ssaja bilaterale me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj edhe në NATO dhe me Bashkimin Evropian, drejt të cilit ka ambicie në ndonjë moment të bëhet anëtare”, tha Micotakis.

Comments