Milani i “madh” përmbys Interin e “vogël” fiton Superkupën e Italisë
Milani është fitues i Superkupës së Italisë.
Kuqezinjtë mposhtën Interin në finale, duke e përmbysur rezultatin nga 2-0 në 2-3, shkruan IndeksOnline.
Interi shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e Lautaro Martinez në minutën 45+1.
Me të nisur pjesa e dytë, Mehdi Taremi dyfishoi rezultatin në minutën e 47-të.
Por spektakli në “King Suad University Stadium” në Riad të Arabisë filloi më pastaj.
Theo Hernandez shënoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 52-të.
Christian Pulisic barazoi rezultatin në 2-2, në minutën e 80-të.
Goli e fitores për Milanin i cili i solli trofeun e Superkupës, e shënoi Tammy Abraham, në 90+3./IndeksOnline/