Milani merr tri pikë ndaj skuadrës së Empolit

49

Skuadra e AC Milan ka shënuar fitore në javën e 14-të në Serie A, pasi mposhti 3:0 Empolin.

Qysh në pjesën e parë, ekipi “kuqezi” shënoi dy gola dhe tregoi se janë të etur për tri pikë, shkruan Indeksonline

Golat i shënuan: Alvaro Morata në minutën e 19’të dhe Reijnders në minutën e 44’të.

Në pjesën e dytë, mesfushori holandez, Reijnders shënoi edhe një gol tjetër për t’i dhënë “goditjen” e fundit skuadrës ku luan mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 22 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Empoli mbetët në pozitën e 10-të me 16 pikë./Indeksonline/

Comments