Milani mposht Juventusin dhe kalon në finale të Superkupës

181

Milani është finalisti i dytë i Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë e eliminuan Juventusin në gjysëmfinale, duke e mposhtur me përmbysje, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1, shkruan IndeksOnline.

“Zonja e vjetër” shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e Kenan Yildiz, në minutën e 21-të.

Por Milani në krye me trajnerin e ri, Sergio Conceincao arriti ta përmbyste rezultatin.

Christian Pulisic barazoi shifrat në minutën e 71-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Pesë minuta më vonë Federico Gatti shënoi autogul dhe i mundësoi Milanit finalen e madhe.

Në finale, Milan do të përballet me rivalin e qytetit, Inter./IndeksOnline/

Comments