Milani shënon fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve
Skuadra e Milanit ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Shtatë herë kampioni evropian e mposhti në udhëtim Sloven Bratislavën, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi me golin e Christian Pulisic, në minutën e 21-të. Tre minuta më vonë, Tigran Barseghyan barazoi shifrat në 1-1.
Rafael Leao riktheu epërsinë e Milanit në minutën e 68-të, ndërsa Tammy Abraham vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 71-të.
Skuadra sllovene arriti të ngushtonte rezultatin në minutën e 88-të, me golin e Nino Marcelli.
Milan ka 9 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Sloven Bratislava edhe matematikisht eliminohet nga Liga e Kampionëve, pasi nuk ka asnjë pikë./IndeksOnline/