Milani shkon me shpresa te Feyenoordi, llogaritet favorit

Milani i shkon sonte Feyenoordit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjtë futen si favoritë por në Ligën e Kampionëve ata janë takuar dy herë, dhe secili klub ka ikur me nga një fitore.
Në përgjithësi ata kanë luajtur katër herë, ku Milani njeh dy fitore, Feyenoordi një, dhe një kerë kanë luajtur baras.

Ata për herë të fundit janë takuar më 2002, ku Feyenoordi kishte fituar 2:1 në shtëpi, pikërisht në kuadër të kësaj gare.
Sa u përket titujve, klubi holandez e ka të fituar një herë, ndërkaq Milani shtatë.
Vendësit hyjnë të cenueshëm në këtë takim pasi shkarkuan trajnerin e tyre para pak ditësh.