Milanoviq, kritikuesi i NATO-s dhe BE-së fiton edhe një mandat si president kroat
Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar.
Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar me kundërshtarin e tij, Dragan Primorac pasi janë numëruar mbi 99 për qind të fletëvotimeve.
Ky rezultat shënon rritje për presidentin aktual i cili është kritikues I mbështetjes ushtarake që Perëndimi po ia jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
Ai është po ashtu kundërshtar i madh i kryeministrit konservativ të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe qeverisë së tij.