Milazim Krasniqi: U binda që Kurti po frikësohet nga Prokuroria

102

Profesori universitar, Milaim Krasniqi, ka thënë se është bindur që Kurti nuk po shkon në Prokurori pasi është i frikësuar.

Postimi:

Deri sonte mendoja se mosshkuarja e Albin Kurtit në prokurori është arrogancë, sonte u binda si ai është shumë i frikësuar nga prokuroria. Duke sqaruar pse nuk shkon në prokurori, Kurti padashje e zbuloi frikën e tij nga prokuroria. Ai tha se prokuroria është më hierarkike se sa FSK-ja. Poashtu tha se ata synojnë ta sjellin në prokurori e ta bëjnë lajm ndërkombëtar, si të korruptuar. A ka bazë për frikë nuk e di, por që ishte shprehje e frikës, tashmë jam i sigurt.

Comments