Militantët e VV-së shkojnë në Skenderaj dhe ofendojnë PDK-në: Shpiuna të Serbisë, Radojçiqin e presin me lule

121

Militantët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica, Vushtrria e Obiliqi kanë shkuar në Skenderaj ku edhe kanë ofenduar drenicasit, konkretisht përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një militant i VV-së shprehet me një gjuhë denigruese ndaj tyre, duke i quajtur “shpiuna të Serbisë” dhe duke pretenduar se ata do ta mirëprisnin me lule Milan Radojiçiqin.

“Me i ardh Radojçiqi e pranojnë me zemër.. Këta nuk shkojnë me shkije, por shqiptarëve ia bajnë, shpiuna.. Shpiunat e Serbisë. Idiota. Radojiçiqin e kishin pritë me lula. Ngo, ngo çka bajnë.. Nuk ka siguri këtu, këtu kallxohet kultura.. Me kanë normal nuk bajnë kështu. Vetëm në Skenderaj e bajn këtë gjest. Turp i madh. Tani thojnë PDK-ja jena njerëz. Kanë me hup shumë.. Kështu e ka Drenica”, dëgjohet duke thënë militanti në video.

Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje u pritën me protesta dhe brohoritje kundërshtuese në sheshin e qytetit të Skenderajt.

Thirrje si “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni” u dëgjuan nga turma, ndërsa situata mori një kthesë më të rëndë me hedhjen e mjeteve piroteknike drejt vendit ku po mbahej tubimi.

Për mbërritjen e Kurtit në tubim u përdoren çadra për t’u mbrojtur, kurse policia thuhet se ka përdorur edhe sprej për ta larguar turmën.

Comments