Ministri gjerman për Europën: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që në procesin e negociatave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen.
Përmes një shënimi në Twitter, në prag të mbledhjes së Këshilli Europian për vendosjen e datës së konferencës së parë ndërqeveritare për dy vendet, Roth shkruan se çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.
Roth nënvizon se duhen përmbushur detyrimet e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Shekulli”
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.