Ministri i Kulturës Asaf Ademi do të japë dorëheqjen sot, konfirmoi për Plusfino nga partia e Afrim Gashit transmeton Faktiditor.
Sipas një zyrtari të lartë nga Alternativa, Ademi do të paraqesë dorëheqjen e tij për shkaqe shëndetësore.
Ministri do të njoftojë dorëheqjen sot në një konferencë shtypi.
Kohët e fundit spekulohej se Ademi do të largohej për shkak të një skandali mbi financimin e projekteve të programeve kulturore, por kjo u mohua nga partia në atë kohë.
Nga Alternativa informojnë se kultura do mbetet me ta.
Ministria e Kultures do të ketë një ministër të tretë në pothuajse dy vjet. Para Assaf Ademi, ishte Robert Alagjozovski, i cili tani është këshilltar i Kryeministrit Zoran Zaev për kulturën./Faktiditor.ch