Ministria bullgare e Shëndetësisë: Gjendja e 14 të lënduarve nga zjarri në Koçan është e vështirë, pesë persona janë intubuar

56
fresco

Bullgaria ka pranuar 14 të lënduar në zjarrin në klubin e natës në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në tre spitale. Sipas informacioneve nga institucionet shëndetësore, të gjithë pacientët janë në gjendje të vështirë, me djegie dhe thithje të gazrave të nxehtë, informon BTA.

Në Spitalin Universitar në Shumëprofil për Trajtim Aktiv dhe Mjekësi Urgjente “N.I. Pirogov” në Sofje janë pranuar tetë pacientë, tre prej të cilëve janë të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç. Pesë të tjerët janë të moshës 19 deri në 31 vjeç dhe pesë prej tyre janë të intubuar.

Në Spitalin Shumëprofil për Trajtim Aktiv Varnë në kuadër të Akademisë Ushtarake Mjekësore janë hospitalizuar tre të lënduar, të moshës 17,20 dhe 25 vjet. Dy prej tyre janë në aparat për ventilim mekanik.

Në UMBAL “Shën Georgi” – Plovdiv gjithashtu janë pranuar tre pacientë, të moshës 19, 21 dhe 49 vjet, me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, si dhe dëmtime nga thithja e gazrave të nxehtë.

midle

Informacione për gjendjen e pacientëve

Informacionet më të reja për gjendjen shëndetësore të të lënduarve do të jenë në dispozicion për të afërmit në këto termine:

UMBALSM „Pirogov “ (Sofje) – në orën 08:00 dhe 13:30 para Repartit për Reanimacion të Klinikës për Djegie (kati i dytë)

MBAL – Varnë në kuadër të AUM– në orën 09:00 dhe 12:00.
UMBAL “Shën Georgi” – Plovdiv – prej orës 08:30 deri në orën 09:00 dhe prej orës 17:00 deri në orën 17:30.

Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka siguruar linjë telefonike 24-orëshe për informacione për spitalet ku janë strehuar të lënduarit. Numri i telefonit është +359 2 8050 300.

Comments