
Për votuan deputetët e koalicionit në pushtet me përjashtim të Andrija Popoviq (LP) i cili nuk votoi, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin prezent në sallë, njofton malesia.me.
Ky ligjë parasheh përdorimin e lirë të simboleve nacionale.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi.
Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit.
Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit.
Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu./Malësia.ME/