“Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe” nuk është larguar ende nga Jarinja
Banorët sërbë kanë vazhduar protestën e tyre në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.
Baneri që kanë vendosur dje ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, nuk është larguar ende prej Jarinjes.
AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.
Serbia, e sheh si të rëndësishme themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.