Mjet shpërthyes në Shkup,plagoset Rade Shtekli!
Mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij familjare në lagjen Qeramidnica është hedhur bombë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Rade Trajkovski – Shtekli,transmeton faktiditor.
Shtekli është transportuar në Spitalin e Qytetit “St. Naum Ohridski” në Shkup.
Aktualisht në Spitalin e Qytetit ka një prani të shtuar të policisë.
Ndaj Shteklit-t u bënë dy tentativa likuidimi në një periudhë të shkurtër kohore disa muaj më parë në qendrën tregtare East Gate./Faktiditor.ch/