Moderatori Arsim Lani vë në siklet deputeten e LDK’së: Pas anëtarësimit të Lumbardhit, çka do të bëni me Kaderin?
Sot në emisionin “Frontal” të T7 ka qenë e ftuar deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku. Në fillim ajo foli rreth aderimit të fundit në LDK – fituesi i BBVK3, Lumbardh Salihu.
Ajo tha se Lumbardhi është “djalë i ri, me vizion të ri”, e më pas moderatori Arsim Lani e vuri në siklet Bunjakun duke e pyetur edhe për ish të dashurën e Lumbardhit, Kader Kicaj.
“Jo për besë”, u përgjigj Bunjaku.
Më pas Arsim Lani i tregoi për lidhjen që tashmë e kanë mbyllur Lumbardhi e Kaderi.
“Dera është e hapur për secilën”, tha Bunjaku.
Në një moment Lani i thotë “e keni humbur Kaderin”. /GazetaExpress/