Modifikime të hatashme, Mansory krijon një “bishë më të egër” nga Audi RS7

546

Kompania Mansory, që merret me modifikimin e veturave luksoze, kësaj radhe është marrë me Audi – duke ofruar një nga veturat më të ‘egra’ në botë me katër ulëse.

Audi RS7 është në vetvete më shumë se një veturë luksoze. Duket shkëlqyeshëm dhe falë një motori me 630 kuaj-fuqi, që është jashtëzakonisht i shpejtë në rrugë.

Pas një pune të palodhshme nga kompania gjermane, modeli Audi RS7 zhvillon një fuqi të pabesueshme prej 1050 kuaj-fuqi, që është më shumë se ajo që ofrohej dikur nga Bugatti (Veyron), madje edhe Lamborghini më i fundit.

Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me motorin, i cili mori turbina të reja, injeksion, shkarkim dhe elektronikë kontrolli.

Comments