Modriq shënon golin e parë në Kupën e Mbretit, pas 13 vjetëve në Real
Luka Modriq ka hyrë në vitin e 13 të karrierës së tij në Real Madrid.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka shënuar, tek-tuk, edhe ndonjë gol, në Liga, Champions e kështu më radhë.
Në fakt, kroati 40 vjec, ka regjistruar 29 të tillë, gjatë kësaj periudhe, për “Los blancos“.
Por, është një garë, ajo e Kupës së Mbretit, e njohur si Copa del Rey, ku Modriq, nuk ia doli të shënojë kurrë, ani se luajti 13 sezone në të. Por, fatin e keq në këtë kompeticion, e zhbllokoi të hënën e 6 janarit.
Në ndeshjen e vlefshme për këtë garë, që Real e zhvilloi ndaj Deportiva Minera, lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, dha golin e parë.
Kjo ishte një arritje tjetër personale e historike për të, e cila vjen vetëm tre ditë pasi ai, me golin e barazimit në ndeshjen me Valencinë, të cilën Real e fitoi 2 me 1, u bë golshënuesi më i moshuar në historinë mbretërve, në të gjitha garat.
“Modriq është një dhuratë për futbollin, e sidomos për ata që mund të ‘shijojnë’ atë duke qenë afër tij”, tha trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, pas ndeshjen ndaj Mineras. “Për mua, ai është një kapiten i madh, edhe për faktin se si përgatitet për kësi lojë, sikur ato të ishin finale. Ai është një shembull për të rinjtë”.
Modriq luan për Realin nga viti 2012-të.