Momenti i vrasjes së ambasadorit rus shpallet fotoja më e mirë e vitit në media (FOTO)

200

Fotografi i prestigjiozes Associated Press, Burhan Ozbilici, fitoi çmimin për fotografinë më të mirë në konkursin e “World Press Photo”.

Ai u vlerësuar për shkrepjen në momentin kur u vra ambasadori rus në Ankara nga një pjestar i forcave policore të Turqisë, i cili ishte rekrutuar nga grupi terrorist Al Nusra.

“E kisha shumë të vështirë ta bëja këtë fotografi, ishte shumë e rrezikshme por në të njëjtën kohë kam kuptuar se ajo ishte një histori shumë e rëndësishme”, ka thënë Ozbilici. /Albeu

Comments