“Mos ngushtohen prindërit”, ideja pë dhurata për mësimdhënësit t’i takojë të kaluarës

59
fresco

Të nderuar prindër dhe të dashur nxënës!
Sa herë që afrohen festat e 7 dhe 8 marsit, nxënësit nisin përpjekjet për të vlerë ndonjë dhuratë në kohën kur kriza ekonomike në familjet tona gjithnjë e më tepër po thellohet. Çmimet e larta, shpenzimet bazë e bëjnë të pamundur lluksin e dhuratave sidomos vë në siklet shumë prindër të cilët edhe ashtu në këtë muaj të shenjtë kanë shpenzime të mëdha. Dhurata më e mirë do të ishte suksesi i nxënësve dhe suksesi I shkollës që do të gëzonte jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit. Andaj Fluent i ka thënë STOP dhuratave.

Me shpresë të jeni mirë me shëndet ju dhe familjet Tuaja, na lejoni që edhe këtë vit t’ju parashtrojmë një KËRKESË, INFORMATË E VENDIM – bashkërisht.
ËSHTË VENDIM UNANIM i stafit menaxherial, administrativ e akademik që TË NDALOHET SJELLJA E ÇDO DHURATE për Festën e 7, respektivisht 8 Marsit, kundrejt stafit tonë.
Ne si “FLUENT” konsiderojmë që një veprim i tillë vë në siklet prindërit e nxënësve duke iu shkaktuar harxhime të tepruara dhe të paplanifikuara.
Shpresojmë që nuk do të vini në situatë të pavolitshme stafin tonë dhe do të respektoni skajshëmrisht qëndrimin tonë të prerë, i cili për mësimdhënësit që do të vepronin ndryshe do të kishte penalizime, respektivisht masa disiplinore.

midle

Menaxhmenti i “FLUENT” do të kujdeset që në mënyrë të veçantë në emrin tuaj dhe në emër të institucionit tonë të gjithë stafit t’i dhuron diçka simbolike me rastin e festave!
Rekomandimi ynë është që mjetet e tilla eventualisht të planifikuara t’i përdorni për blerje të librave për lexim (lektyra) për fëmijët, pikërisht në kohën që gjithnjë e më shumë leximi lihet anash e përdorimi i mjeteve digjitale gjithnjë e më shumë vjen në shprehje!
Ju falënderojmë paraprakisht që respektoni vendimin tonë me shpresë që asnjëri nga prindërit, respektivisht fëmijët nuk do të zbatojë të kundërtën!
POSHTËSHËNIM. Apelojmë edhe të bartësit e institucioneve në arsimin e rregullt formal, madje kërkojmë edhe nga vetë mësimdhënësit/et që të distancohen nga një praktikë e tillë që merr përmasa madje edhe indinjuese!

Me respekt e shumë dashamirësi,

Comments