Mot dukshëm më i freskët në Maqedoni, pritet të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

258

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë veriore e përforcuar me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë Celsius. UV=7.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se të enjten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe kushte për bubullima të rralla, ndërsa nga e premtja do të jetë stabil dhe nxehtë.

Comments