Mot i vranët sot, priten reshje të përziera shiu e bore
Ditën e martë vendi do të mbetet i mbuluar nën shtresa vransirash. Që nga orët e mëngjesit paraqiten kushte për të reshura të pakta, fillimisht edhe dëbore, më pas të përziera me shi, apo në formë sqote, aty këtu shi i akullt.
Kryesisht dominojnë qetësitë, megjithëse ditën frynë erë e lehtë jugore e juglindore 1-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në -3C e 0C, derisa maksimale shkojnë deri në 2C e 4C.
Të mërkurën vransirat pritet të shpërndahen, e pasdite të kemi intervale me diell. Mjegulla rishfaqet mëngiesin e së enjtes, por që pritet të shpëndahet deri nga mesdita. Temperaturat shënojnë rritje deri në 6C e 7C. Të premtën kryesisht me vransira dhe kushte për të reshura shiu. Në fundjavë mund të ketë më shumë intervale me diell, mirëpo ultësirave mjegulla që shfaqet orëve të mëngjesit mund të mbetet më gjatë. Temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 10C e 12C, maksimalet, e minimalet luhatën ndërmjet 0C deri 3C, njofton Mendimi për Motin.
Cilësia e ajrit nën këto kushte të inverzionit termik do të vazhdoj të mbetet e përkeqësuar, meqenëse ndotësit ajor do të kenë koncentrime të rritura pranë sipërfaqes. Vlerat e indeksit do të jenë kryesisht në të dobëta, me ngjyrë të kuqe, derisa gjatë mbrëmjeve herë pas here vlerat e çastit ka gjasa të kalojnë edhe në jashtëzakonish të dobëta, me ngjyrë vjollce.