Mot me më shumë diell këtë fundjavë

59

Mot stabil me më shumë kthjellime e diell parashihet ditën e shtunë. Ultësirave vranësirat e ulëta apo mjegulla që formohet orëve të mëngjesit mund të mbeten më gjatë edhe pasdite. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale në pjesë më të ekspozuara në rreze të diellit do të shkojnë në 4C e 6C. Dominojnë më shumë qetësitë, e ditën fryn erë e lehtë veriore 1-2m/s.

Kushte të motit të kthjellët vijojnë përgjatë ditës së diel, megjithëse viseve të ulëta mjegulla e orëve të mëngjesit mund të mbetet më gjatë. Nga dita e hënë do të ketë shtim të vranësirave, e të martën dhe mërkurën priten kushte për reshje të dobëta shiu, derisa ato të borës paraqiten në zona malore. Temperaturat maksimale në rritje deri në 6C e 8C, e ato minimale nga -4C e -3C shënojnë rritje deri në 1C e 2C.

Ndërkaq, pas reshjeve të pakta që parashihen fillimisht javën vijuese, në pjesën e dytë mund të mbretërojë mot i thatë, sa me vranësira e intervale me diell.

Temperaturat në përgjithësi do të jenë më të larta mbi mesatare, maksimalet deri në 7C e 9C, e ato minimale sipër pikës së ngrirjes në 1C deri 3C.

Tek nga dita e diel dhe ditëve të fundit të muajit, paraqiten periudha me të reshura, megjithëse jo në sasi të larta, që nëse ka një rënie të temperaturave mund të jenë dhe në formë dëbore.

Mirëpo për momentin temperaturat mbesin të larta, si në vlera maksimale dhe minimale./MendimipërMotin/

Comments