Moti sot do të jetë i ngrohtë me temperatura deri në 27 gradë celcius

45

Moti kryesisht me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale parashikohet të jetë nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 21 deri në 27 gradë.

Në Shkup, paradite do të ketë kushte për mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës moti pritet të jetë me diell dhe me pak re, me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Në disa lugina do të vazhdojë periudha me mjegull dhe re të ulëta. Deri në mes të javës, moti do të jetë i kthjellët gjatë natës dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Të mërkurën parashikohet rritje kalimtare e vranësirave e shoqëruar me reshje të përkohshme shiu, ndërsa temperatura e ditës do të pësojë një rënie të lehtë.

Comments