MPB-ja dhe Sindikata e Policisë nënshkruan marrëveshje kolektive

483

Ministria e Brendshme dhe Sindikata e Policisë së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje kolektive. Kryetari i SPM-së, Marjan Kiçev, beson se me këtë marrëveshje, punonjësit e policisë, përveç që i ruajnë të gjitha të drejtat e tyre, fitojnë edhe të reja. Një nga risitë është se tre vjet para pensionit me 40 vjet përvojë, punonjësit nuk do të mund të transferohen në pozitë më të ulët. Do të kenë të drejtë të pushimit me pagesë dhe mbrojtje të veçantë për punën e natës për të cilën do të marrin pagë shtesë.
Kemi konfirmuar parullën e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Brendshme që” Vetëm përmes dialogut mund të arrihen zgjidhje të vërteta”. Dëshmuam se nuk jetojmë në shekullin e 16-të, kur punonjësit të drejtat e tyre i kanë realizuar nëpër rrugë, punonjësit në këtë kohë moderne të drejtat e tyre i realizojnë vetëm përmes bashkëpunimit dhe dialogut, ndërmjet punëdhënësit dhe përfaqësuesve të punëtorëve, në këtë rast MPB-ja dhe SPM-ja – tha Marjan Kiçev, Kryetar i SPM-së.

Comments