Mulaj: Kurti kryeministër i mizave, Kosova nuk meriton të qëndrojë në terr

69

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besim Mulaj ka thënë se Kosova nuk meriton të qëndroj në terr. Mulaj në ditën kur kryeministri Albin Kurti viztoi Istogun, ka publikuar një video, e cila paraqet gjendjen në atë komunë, e cila kishte mbetur tërësisht në terr, pa energji elektrike. Mulaj ka thënë se Kurti është kryeminister i mizave, i cili ka shumë fjalë e pak vepra.

Mulaj ka thënë se si deputet i ardhshëm, do të angazhohet për çështjen e energjisë.

“Kryeministri i mizave, më shumë fjalë e pak vepra. Kosova nuk meriton të qëndrojë në terr, prandaj me 9 shkurt bëhu ndryshimi. Pa besim s’ka ndryshim. Është viti 2025 jemi në fshatin Vrellë. Këtu dhe në fshatrat përreth nuk ka rrymë. Kryeministri Kurti ishte sot në Istog dhe dha shumë fjalë të thata, ja ku jemi. Unë si deputet i ardhshëm siç e kam thënë disa herë, do të angazhohem për çështjen e energjisë. Prandaj me 9 shkurt bëhu ndryshimi”, ka thënë Mulaj.

Comments