Mungesa të shumta te Kosova, publikohen formacionet zyrtare ndaj Lituanisë
Kosova sonte zhvillon ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Lituanisë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.
Trajneri Franco Foda do të përballet me shumë mungesa në formacionin bazë. Kapiteni Amir Rrahmani dhe mbrojtësi Lumbardh Dellova nuk do të luajnë sonte shkaku i kartonëve.
Në vend të tyre do të jenë Ilir Krasniqi dhe Fidan Aliti. /IndeksOnline/