Murtezani firmosi, kërkojmë 52 milionë euro nga BE-ja

102

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën me të cilën Bashkimi Evropian do të transferojë këstin e parë prej 52 milionë euro nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

“Sot në mëngjes kam nënshkruar kërkesën për parafinancim prej 7% të Agjendës së Reformës, me të cilën, sipas mekanizmit të ri financiar europian, do të na vihet në dispozicion kësti i parë prej 52.2 milionë euro”, tha kryenegociatori me. BE-së.

Në tre vitet e ardhshme, sipas agjendës sonë reformuese nga Plani për Rritjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia duhet të marrë mbi 750 milionë euro.

“Ne mbetemi të përkushtuar për përdorimin efikas të fondeve në dispozicion për të mbështetur integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, shtoi Murtezani.

Comments