Myftinia Tetovë bën thirrje që “fitrat dhe zeqati të mos dhurohen në shoqata dhe fondacione, por në BFI”

73
fresco

Myftinia e Tetovës gjatë ditës së sotme ka dalë me një thirrje publike deri te besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë, Ramazanit, transmeton TV21.

Nga kjo Myftini bëjnë thirrje që myslimanët, zeqatin dhe fitrat t’i dhurojnë në BFI dhe jo në shoqata dhe fondacione të ndryshme.

midle

“Dhuroni Fitrat dhe Zeqatet tuaja BFI-së, Myftinia e Tetovës, Medreseja “Isa Beu” dhe FSHI-së

Myftinia e Tetovës në krye me Myftiun e saj, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, iu bëjnë thirrje Hoxhallarëve të Xhamive tona, Këshillave të Xhamive, xhematit dhe besimtarëve të Tetovës me rrethinë, që fitrat dhe zeqatet e tyre mos t’i shpërndajnë nëpër shoqata dhe fondacione të ndryshme, por le t’ia dhurojnë Bashkësisë Fetare Islame dhe Myftinisë së Tetovës, për mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame, që të bëhen pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme fetare në këtë nënqiell!, thonë nga Myftenia e Tetovës.

Comments