“Na mungojnë disa lojtarë”, Vedat Muriqi për ndeshjen e kthimit: Do japim më të mirën!

117
fresco

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të play-off-it të UEFA Nations League.

Para ndeshjes të së dielës (23 mars), Vedat Muriqi ka thënë se futen në këtë ndeshje me besimin për të fituar, por që kanë mungesa, shkruan Indeksonline

midle

“E kemi përgatitur ndeshjen dhe nga ajo çfarë kemi bërë nga ndeshja e parë, shpresojmë të bëjmë më mirë”, deklaroi fillimisht Muriqi.

“Disa nga lojtarët më të rëndësishëm na mungojnë, por kemi shpirtin e skuadrës”.

“Do ta kemi mungesën e Aro Muric, Donat Rrudhanit, por kushdo që do t’i zëvendësojë besoj se do të kryej detyrën”, ka shtuar sulmuesi i Kosovës më tej./Indeksonline/

Comments