Nata e vitit të ri/ 18 pacientë në Toksikologji – një 13 vjeçar i lënduar rëndë nga mjetet piroteknike!
Në natën e ndërrimit të viteve në Shkup, shërbimi mjekësor ka pasur një natë relativisht të qetë, në krahasim me vitet e kaluara, megjithatë, janë regjistruar disa raste të rënda.
Klinikën Universitare për Toksikologji e ka vizituar një numër i konsiderueshëm pacientësh, kryesisht për helmim akut nga alkooli, përfshirë një 14-vjeçar, ndërsa një tjetër fëmijë, 13 vjeç, ka pësuar lëndime të rënda nga fishekzjarrët, duke humbur funksionin e dorës pas një operacioni.
“Në Klinikën Universitare për Toksikologji natën e Vitit të Ri kaloi mjaft i qetë. Janë ekzaminuar gjithsej 21 pacientë, 18 prej tyre si helmim akut nga alkooli. Nga ata 18, katër janë femra dhe 14 janë meshkuj. Në mesin e femrave, pacienti më i ri është 17 vjeç, më i madhi është 26 vjeç, dhe tek meshkujt, më i riu është 14, dhe më i madhi është 38 vjeç. Si zakonisht, si çdo vit kemi më pak pacientë se vitin e kaluar, tha Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup” – tha Çibishev.
Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “St. Naum Ohridski” në Shkup, Nebojsha Nastov, raportoi se natën e vitit të ri ka kaluar pa incidente të rënda, por gjatë muajit të fundit, klinika ka trajtuar rreth 50 të mitur
“Fatmirësisht gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarrë dhe armë zjarri, gjë që ka qenë më e shpeshtë në periudhën para festave. Në muajin e fundit ka pasur rreth 50 kryesisht të mitur nga mosha 12 deri në 17 vjeç” – tha Merxhanovski.
Nga Qendra Urgjente, dr. Igor Merxhanovski raportoi një rënie të punës me 30% më pak se vitet e kaluara, megjithatë theksoi disa raste shqetësuese, si ai i një 13-vjeçari që ka pësuar dëmtime të rënda nga fishekzjarrët dhe është operuar për t’u shpëtuar dëmeve të mëtejshme.
“Janë kryer 35 ekzaminime, nga të cilat 9 persona nga aksidente me lëndime të lehta janë liruar për mjekim shtëpiak. Kemi dy pacientë nga sulmi fizik, njëri mbahet nën vëzhgim dhe do të lirohet në shtëpi gjatë ditës, si dhe një fëmijë 13-vjeçar me dëmtim të rëndë në dorë nga fishekzjarrë, i cili tashmë është operuar në spital dhe me gjasa se do të jetë me invaliditet tek dora” – tha Merxhanovski.
Ai gjithashtu njoftoi se një shtetas i huaj kishte ardhur në gjendje të dehur me lëndime në kokë dhe qafë, por ishte trajtuar dhe lëshuar për trajtim në shtëpi. /tvklan.mk/