Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmijë e pensionistë

116

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se janë ndarë pagat për shërbyesit publikë, shtesat për fëmijë dhe përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

Murati, ka bërë të ditur se mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë.

Ndërsa ka falënderuar stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës.

Postimi i plotë:

Pas një pune maratonike të stafit në MFPT sot kemi procesuar transferin e:

– pagave për shërbyesit publikë,

– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe

– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.

Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës.

Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar.

Fundjavë të mbarë!/Indeksonline/

Comments