Ndeshje e “çmendur” në Bundesliga, Eintracht Frankfurti barazoi rezultatin në fund ndaj Bayern Munchen

88

Skuadra e Bayern Munchen nuk ka arritur më shumë se një barazim (3:3) ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e javës së gjashtë në Bundesliga.

Katër gola u shënuan vetëm në pjesën e parë. Për ekipin e Vincent Kompany golat i shënuan: Kim Min-Jae dhe Upamecano, shkruan Indeksonline

Kurse për ekipin vendas në pjesën e parë golat i shënuan: Marmoush dhe Ektike.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol. Fillimisht Olise në minutën e 53’të i dha epërsinë “Bavarezëve”.

Kurse goli i barazimit erdhi në minutën e fundit të ndeshjes dhe ishte Marmoush që shënoi të dytin personal dhe të tretin për ekipin e tij.

Me këtë pikë, Bayerni shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e parë, kruse Frankfurti në pozitën e tretë me 13 pikë./Indeksonline/

Comments