Ndryshe nga Kurti, gjatë takimit në Bruksel, Vuçiq porositi Coca-Cola

368

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për herë të parë janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Fillimisht ata janë takuar në ndaras me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për të vazhduar me takimin trepalësh.

Gjatë takimit të tyre, krahas kafesë, ujit dhe kroasantëve, në tavolinë shihet se Vuçiq ka porositur Coca-Cola, ndryshe prej Kurtit.

Sipas fotografisë së publikuar në uebasajtin e BE-së, nuk shihet disponim nga të dyja palët.

Ndërkaq, Borell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, në një postim në Twitter shkruan se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy vendeve.

“Jam nikoqir i një takim të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, (dialogu u deritanishëm) solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, shkruan Borrell.

Kurtin në takim po e shoqëron zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërkaq Vuçiqin, ministri i jashtëm, Nikola Selakoviç./Telegrafi.

Comments