Ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime në Maqedoni sot para Komisionit ligjvënës-juridik

329

Komisioni Ligjvënës juridik sot në seancë do të debatojë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë.

Siç qëndron në elaborimin e propozim tekstit, sjellja e ligjit do të implikojë rishikim të aktit nënligjor me të cilin rregullohet formulari i kërkesës për dhënien e letërnjoftimit, formulari i vërtetimit për kërkesën e parashtruar për dhënien e letërnjoftimit, formularin e letërnjoftimit, procedurën për dhënien dhe zëvendësimin e letërnjoftimit, si dhe për mënyrën e mbajtjes së evidencës për letërnjoftimet e dhëna, në drejtim të harmonizimit të tyre me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, si dhe harmonizimin e tyre me amendament kushtetues XXXIII lidhur me harmonizimin e emrit të shtetit, si dhe harmonizimi me ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Letërnjoftimet të cilat e përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, të dhëna deri në ditën e zbatimit të këtij ligji, do të vlejnë deri në skadimin e afatit i cili është theksuar në letërnjoftim më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa do të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2021.

Sipas Qeverisë e cila është propozuese, Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim nuk do të shkaktojë implikime fiskale dhe për zbatimin e tij nuk nevojiten mjete shtesë financiare nga Buxheti i shtetit.

Komisioni ligjvënës juridik në seancë duhet të debatojë për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për personat e paevidentuar në librin amë, me procedure të shkurtuar, të parashtruar nga Latife Shikovska.

Me Ligjin rregullohet procedura për mbledhje dhe regjistrim të të dhënave personale për personat që nuk janë të evidentuar në librin amë, llojin e të dhënave që evidentohen, kushtet për regjistrim në librin e veçantë amë të lindjeve, kushtet për regjistrim në librin e veçantë amë të të vdekurve, dhënien e certifikatës së lindjes nga libri i veçantë amë të të lindurve, dhënien e çertifikatës nga libri i veçantë amë të të vdekurve, dokument identifikimi dhe regjistrim shtesë të këtyre personave në librin amë të të lindurve.

“Qëllimi i këtij ligji është që personat e paregjistruar në regjistrin e lindjeve të regjistrohen në një regjistër të posaçëm të lindjeve, në mënyrë që të marrin një çertifikatës lindje dhe një dokument identifikimi për të ushtruar të drejtën e arsimit, kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale. dhe punësimi. me sigurim të detyrueshëm shoqëror në përputhje me ligjin, deri në hyrjen shtesë në regjistrin e lindjeve dhe marrjen e certifikatës së parë të lindjes”, theksohet në tekstin e propozuar.

Comments