Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë, Qeveria: Nuk pranohet diçka e tillë!
Nga Lëvizja Besa ritheksuan sot se do t’i ndryshojë emrat e rrugëve të Tetovës pa konsensus dhe shumicën e Badinterit, pasi luftëtarët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe blloku politik maqedonas reaguan duke thënë se nuk do të lejojnë që rrugët të emërtohen me emërtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Mirëpo nga Qeveria i thonë kryetarit të Komunës së Tetovës dhe partnerit qeveritar Bilall Kasami se propozimi nuk do të kalojë.
Opozita e LSDM-së dhe “E Majta”, si dhe VMRO-DPMNE-ja në pushtet, janë të vendosur që pa shumicën e Badinterit, asnjë rrugë në Tetovë nuk do të emërohet.
Nga Qeveria thonë se kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
“Kasami po shtyn axhendën e tij dhe kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Nëse një propozim i tillë vjen në shqyrtim nga qeveria, nuk do të pranohet”, thonë nga Qeveria për “Sloboden Peçat”.