Ndryshimi që nuk vjen!

79
fresco

Me balancues dhe pa balancues, ky është rezultati i një punësimi të planifikuar për 10 shqiptar dhe në vend të tyre pranohen 10 maqedonas!

Çfarë emër t’i vëmë kësaj politike të punësimit zotërinj vredistë, ku me kë të rast nuk pranohet asnjë shqiptar?
Mos vallë do ia vini fajin DUI-t nën pretekstin sepse ata e kanë keqpërdorur balancuesin për t’i punësuar militantët e tyre?
DUI tashmë është në opozitë ( nuk jam avokati mbrojtës i DUI-t), ku çdo punësim nuk lidhet më më ta por vetëm me qeverinë e despotit Micko, me të cilën i jeni dorëzuar atij në të gjitha aspektet duke i “zbathur edhe të brendshmet”, për një çik pushtet.

midle

Zotërinj vredistë, ku është ligji për për punësim adekuat që do të respektonte përbërjen etnike të popullësisë në vend? Mos ndryshuat mendje pasi doli Micko dhe ua hodhi në kosh të plehrave propozim ligjin e barazisë etnike, për të cilin ai tha se do të punësohen njerëzit sipas aftësive dhe sipas profesionalizmit, gjë që shumë nga shqiptarët me diploma të blera nuk i plotësojnë ato kushte të udhëzuara nga despoti juaj.

Ahere, ku mbeti ndryshimi?
Mos ishte parulla e ndryshimit loja juaj e servilizmit dhe e betimit për vasalitet para despotit Micko, që t’u merrte ju në qeverinë e koalicionit dhe jo DUI-n, megjithëse ata kishin fituar si Front më shumë deputet sesa ju si VREDI?

Ja ky është një rast tjetër i inferioriteti dhe i pabarazisë së shqiptarëve në punësim dhe në fusha të tjera, megjithë propagandën e vredistëve për ndryshim, ai nuk duket gjëkundi! Medai Shaholli

Comments