NË BRUKSEL VAZHDON DIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË

136
 Related image

Në Bruksel sot fillon takimi dyditësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët do të angazhohen për një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik, transmeton “Koha Ditore”.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar, ka deklaruar një ditë më parë, se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre.

Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë Kosovës nga kjo marrëveshje.

Comments