Në disa vendkalime kufitare ka pritje të gjata për dalje nga Maqedonia

247

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlija dhe Tabanoc ka rritje të komunikacionit për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30-40 minutat”, thonë nga LAMM.

Në vendkalimet tjera, siç thonë nga atje, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Comments