Në kuadër të platformës “për të dëgjuar bujqit”, Hoxha takon edhe Nuri Sulejmanin

393

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka vazhduar takimet me bujqit. Në kuadër të platformës “për të dëgjuar bujqit” në projektligjin për shitje të tokës transmeton Fakti Ditor

Në rrjetin social “facebook” Arjanit Hoxha shkruan;

Në kuadër të fushatës për të dëgjuar bujqit rreth projekt ligjit për shitjen e tokës bujqësore realizova takim me drejtuesit e disa kombinateve bujqësore. Një prej tyre është edhe Nuri Sulejmani nga Haraçina i cili si udhëheqës i Kombinatit Bujqësor “Singeliç” punon tokën bujqësore në sipërfaqe prej 750 hektarëve.

Ai më tej ka shtuar:

Me vëmendje dëgjova sugjerimet dhe vërejtjet rreth propozim ligjit për shitjen e tokës bujqësore/Fakti Ditor

Edhe vetë z.Sulejmani shprehu interesim për blerjen e tokës bujqësore si dhe shprehu se kjo është një mundësi e mirë për të garantuar vazhdimësinë e përpunumit të kësaj toke si dhe mundësive që do ofrohen për të investuar në teknologjitë e reja dhe mekanizimin modern.

Ministri i Bujqësisë gjithashtu ka thënë se do të vazhdojnë që në partneritet me bujqit të jenë transparent, inkluziv dhe në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe orientimin drejt modernizimit konform trendeve botërore ka përfunduar Hoxha.

Ndryshe, takimi me banorët e Haraçinës është organizuar nga deputeti i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami.

FAKTI DITOR

Comments