Në Ministrinë e Energjetikës paga mesatare neto është mbi 1700 euro

64

Kategoria për paga dhe kompensime në vitin 2025 do të rritet me 8.1%, ose mbi 64 milionë euro, duke arritur në 782.6 milionë euro. Përveç kësaj, fonde për paga ndahen edhe përmes bllok-donacioneve. Në Projekt-buxhetin për vitin 2025 mund të shihen pagat mesatare bruto të të gjitha institucioneve që janë përfitues të këtyre fondeve.

Portali “Pari” ka bërë një analizë të këtyre të dhënave, duke shqyrtuar se ku pagat mesatare janë më të larta dhe ku janë më të ulëta. Për t’i sjellë këto shifra më pranë publikut, pagat do të paraqiten nga bruto në neto.

Në vend të parë për paga është Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale. Aty janë të punësuar 63 persona, dhe paga mesatare bruto është 161,533 denarë, që në shumën neto, pa tatime dhe kontribute, përkthehet në mesatarisht 105,628 denarë në muaj në llogaritë e të punësuarve.

Në vend të dytë është Këshilli i Prokurorëve Publikë. Aty janë të punësuar 16 persona, të cilët mund të krenohen me një pagë mesatare bruto prej 147,703 denarë, ose 96,665 denarë në shumën neto.
thuhet në Projekt-buxhetin për vitin 2025.

Në vend të tretë është Qeveria e RMV-së. Aty janë të punësuar 359 persona, me paga mesatare bruto prej 137,226 denarë, që në shumën neto arrijnë mesatarisht 89,877 denarë në muaj.

Në vendin e katërt për nga lartësia e pagave renditet Kuvendi. Aty janë të punësuar 431 persona, përfshirë deputetët. Paga mesatare bruto është 134,078 denarë, që përkthehet në një mesatare neto prej 88,350 denarë për të punësuar në vitin 2025.

Në vendin e pestë është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ku punojnë 438 persona, përfshirë të punësuarit në ambasadat dhe përfaqësitë konsullore jashtë vendit. Ata marrin mesatarisht 130,654 denarë bruto, ose 85,618 denarë neto.

Paga më e ulët është në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë ku janë të punësuar 369 persona, dhe aty paga mesatare bruto për vitin 2025 do të jetë 50,809 denarë. Me një pagë mesatare neto prej 33,878 denarë, ky institucion renditet në vendin e fundit për paga ndër përfituesit e buxhetit qendror.

Comments