“Ne nuk do të japim asgjë që na takon neve”, thotë ​​Putin

60
fresco

Në një fjalim drejtuar vajzave dhe nënave të ushtarëve rusë, presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë disa deklarata referuar zhvillimeve me Ukrainën dhe qëndrimeve të Evropës.

“Ne duhet të fitojmë një version të tillë të paqes që do të na përshtatet dhe që do të sigurojë qetësi për vendin tonë për një perspektivë të gjatë historike”, citon bbc të ketë thënë Putini, transmeton klankosova.tv.

“Ne nuk duam asgjë që na përket të tjerëve, por nuk do të dorëzojmë asgjë që na përket neve. Ne kemi nevojë për opsionin që do të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë nën kushte paqeje dhe sigurie.”

midle

Duke iu përgjigjur një komenti të një nëne që tha se Rusia “nuk duhet t’i dorëzohet askujt”, Putin u shpreh:

“Ne nuk do ta bëjmë këtë”.

Presidenti rus gjithashtu duket se e ka drejtuar një goditje ndaj fjalimit të presidentit francez Emmanuel Macron të mërkurën, duke thënë:

“Disa nuk mund të qetësohen. Ka ende njerëz që duan të kthehen në kohët e Napoleonit, duke harruar se si përfunduan ato”.

Comments