Në Poroj të Tetovë 46-vjeçari me pushkë ajrore e plagos kunatën e tij

96
fresco

Më datë 17.03.2025, në ora 14:45, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.R. (46) nga fshati Poroj. Ai u raportua nga bashkëshortja e vëllait të tij K.R.(50) nga fshati Poroj, që të njëjtën ditë rreth orës 13:00 në oborrin e shtëpisë së saj familjare, pa dashje me pushkë ajrore e ka lënduar në shpatull, më pas e ka transferuar në Spitalin klinik të Tetovës.

midle

Ai u ndalua në stacionin policorë dhe iu mor një pushkë pneumatike Gamo 5.5 mm, një leje për armë në emër të tij dhe një kuti me diabolë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Comments