Në sfidën ndaj Lesterit, Kevin De Brujne thyen një traditë te Man. Siti
Kevin De Bruyjne duket se ka thyer një traditë të gjatë sa i përket shiritit të kapitenit në fitoren që Man. Sitiu mori në udhëtim me rezultat 2-0 ndaj Lester Sitit. Man. Siti mori fitoren e parë në të gjitha garat që nga muaji tetor dhe të dytën në 10 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, falë golave nga Savinjo dhe Erling Halland.
Kjo fitore erdhi në ndeshjen e 500-të për Pep Guardiolës në krye të ‘qytetarëve’ dhe i dha fund një serie të dobët të rezultateve. Ata tashmë kanë 31 pikë të grumbulluara dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, andaj ishte e qartë se sa shumë do të thoshte për ta triumfi në këtë sfidë.
Por, gjatë ndeshjes u vërejt një detaj mjaft interesant. Pas një paraqitje zhgënjyese ndaj Evertonit, De Brujne u rikthye në formacionin titullar ndaj Lesterit dhe u paraqit për 90 minuta. Ai mbajti shiritin e kapitenit për gjatë tërë kësaj ndeshje, ani pse Kajli Ualllker u fut në lojë nga banka në minutën e 70-të.
Uallker nuk kishte arritur të paraqitet ndaj Evertonit shkaku i lëndimit, por çuditërisht ai nuk mori shiritin e kapitenit ga De Brujne, pasi u fut në lojë, ndonëse është kapiten i parë i ekipit. Ndaj Evertonit, De Brujnes iu dhurua shiriti i kapitenit nga Bernardo Silva, i cili po ashtu është pjesëtar i grupit të liderëve të Sitit.